Trajneri i ekipit të Skënderbeut Ilir Daja, në një intervistë për “DurrësLajm”, ka folur rreth pritshmërive që ka ekipi kampion në lojën që do të zhvillojë sot me Kamzën.

Daja i kushton një rëndësi të madhe kësaj ndeshjeje, madje edhe më tepër se asaj me Dinamon e Kievit, duke hedhur në fushë lojtarët më të fortë.

“Lojtarët më me eksperiencë do të kenë një minutazh shumë më të madh. Kjo është ngakresa që mund të marrin këta lojtarë në raport me lojtarët e tjerë.

Objektivi kryesor i klubit është fitimi i titullit kampion. Ndaj për ne është më e rëndësishme ndeshja me Kamzën, se ndeshja në Kiev”, thotë Daja.

Gjithashtu, trajneri i Skënderbeut thotë se gjatë ditës së sotme është i pashmangshëm edhe rotacioni, për shkak se mungojnë edhe lojtarë të dëmtuar.

“Për të ruajtur gjendjen fizike, patjetër që do të ketë rotacion, por natyrshëm pa prishur manovrën edhe duke synuar marrjen e maksimumit, pavarësisht se e dimë që do të jetë e vështirë me transfertat që kemi nesër në Kamëz”.

Ndiqni në videon më poshtë prononcimin e Ilir Dajës.