Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve në kompleksin “Tropikal” në kuadër të përballjes me Partizanin, që do të luhet sot në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”.

Pas ndeshjes në Europa League, bardhekuqtë i pret një tjetër ndeshje impenjative dhe këtë herë kundër një kundërshtari që kërkon të konfirmohet.

Trajneri Ilir Daja, e konsideron Partizanin si një ekip tepër të vështirë, megjithatë ai shprehet se në fund Skënderbeu do të dalë me 3 pikë nga ky takim për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion.