Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar nga podiumi i protestës kryeministrin Edi Rama, për incidentin që ndodhi në nisje të tubimit, ku një person i identifikuar si Gert Shehu qëlloi me grusht Sali Berishën.

“Sot, besoj se është shumë e qartë koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke, që orkestroi sot në ditën e Samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Përshëndetjet më të zemërta për të gjithë juve dhe liderit të PD, profesor Sali Berishës”, u shpreh Ilir Meta nga podiumi i protestës.