"Të gjithë t'i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë. Për interesa okulte nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontim". Ishte ky mesazhi i presidentit Ilir Meta në një prononcim për median menjëherë pas pjesëmarrjes në konferencën e tretë kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.
I pyetur lidhur me kryeministrin Rama, Meta u përgjigj: "Askush nuk mund t'i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër te presidenti. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe pasojat që do të kenë në rast se vendin e çojnë drejt konfrontimit".





