Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta dhe nënkryetari i kësaj partie Luan Rama janë ndalur gjatë ditës së sotme në një takim electoral në në Kukës. Përveç fjalimit politik, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti se Meta e Rama ia kanë marrë valles me daulle.
Presidenti i zgjedhur dhe nënkryetari i LSI-së duken shumë të entuziasmuar të rrethuar nga mbështetësit e tyre. Video u publikua në faqen zyrtare të LSI-së në Facebook
Ndërsa gjatë takimit elektoral Luan Rama i ka dhënë një tjetër mesazh kryeministrit.
Duke sqaruar, ai shtoi se kjo: “Do me thënë se burri kapet prej llafi dhe jo prej timonit. Le t’ia lëmë timonin në dorë cilit do që nuk di gjë tjetër përveç se të mbajë timonin”,- tha ai.





