Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sot feston ditëlindjen e tij të 47-të. Për të dhe gjithë familjen është një ditë e veçantë, ashtu si çdo person që feston ditëlindjen e tij.
Dita e sot me kryetarin e LSi, nisi si gjithë të tjerat, duke drejtuar seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Gëzimit të tij i janë bashkuar të gjithë anëtarët e LSI, të rinj e të vjetër që, që prej ditës së djeshme i kanë dhuruar tufa me lule kryetarit të tyre. Ende nuk është zbuluar natyra e festimeve që do të pasojnë këtë ditë në familjen Meta, pas përfundimit të seancës plenare.
Meta është bashkëshorti i Monika Kryemadhit dhe së bashku janë prindër të tre fëmijëve.