Partia e Lirisë ka zhvilluar ditën e sotme tryezën “Reforma Territoriale dhe sfidat e qeverisë vendore”.

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, foli për Reformën Territoriale të 2015-ës që sipas tij ka dështuar, duke listuar pikat që e kanë çuar në këtë pikë.

Fjala e plotë:

Objektivat e reformes administrativo- territoriale dhe strategjisë së decentraizimit në vitin 2015, do te synoni rritjen e efikasitetit ne tërësi te strukturave te qeverisjes vendore, te forcimit te financave vendore dhe rritja e autonomisë fiskale, te nxitjes se zhvillimit te qëndrueshme vendor dhe forcimit te qeverisjes te mire ne nivel vendor.

Por edhe pas rreth 10 vitesh nga fillimi i reformës, aspekte të rëndësishme mbeten akoma për t’u adresuar: si decentralizimi fiskal dhe administrativ, përmirësimi i cilësisë dhe shtrirjes së shërbimeve, përfshirja më e madhe e qytetarëve në organet vendore, si dhe bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale.

Me lejoni tju përcjell disa nga argumentet e dështimit për realizimin e objektivave të reformës

1. Rënia e rëndësisë fiskale të pushtetit vendor

Treguesi i rëndësisë fiskale, i llogaritur si raport i shpenzimeve vendore ndaj totalit të shpenzimeve publike, ka ardhur gjithnjë e në rënie ndër vite.

Rëndësia fiskale nivelin më të lartë e ka shënuar në vitin 2013 me rreth 13.2. Ky tregues pas reformës  administrativo-territoriale eshte përkeqësuar duke rezultuar 10 në vitin 2016 dhe më pas ka arritur nivelin 11.1 në vitin 2022.

Një nivel kaq i ulët i këtij raporti tregon qartë rënien e rëndësisë e pushtetit vendor në kapacitetin fiskal të qeverisjes së përgjithshme.

Rënia e këtij treguesi evidenton që pushteti vendor po luan një rol gjithnjë dhe më të vogël në kuadrin e përgjithshëm të administrimit te shpenzimeve publike. Pushteti qendror pamvarësisht angazhimit pas reformës nuk e ka parë pushtetin vendor si pjesë të politikave të përgjithshme fiskale, duke i ulur në këtë mënyrë rëndësinë e impaktit fiskal te pushtetit vendor .

2. Indeksi i dencentralizimit pas reformës territoriale

Decentralizimi fiskal nënkupton transferimin e përgjegjësisë për të kryer shpenzime dhe për të mbedhur të ardhura drejt qeverive vendore.

Autonomia fiskale dhe financiare merr kuptim kur kemi decentralizimi fiskal real dhe kur përmbushen këto kushte: (i) transferim të mjeteve financiare kombëtare tek pushteti vendor; (ii) transferimin e përgjegjësive dhe të drejtës së kryerjes së shpenzimeve; (iii) rritjen e të ardhurave të qeverisjes vendore; (iv) autoritet i plotë në përcaktimindhe vëndosjne e taksave dhe tarifave vendore dhe shpenzimet; si dhe një kuadër ligjor që mundëson huamarrjen vendore.

Niveli i decentralizimit funksional në përgjithësi dhe ai fiskal në veçanti vazhdon të mbetet mjaft i ulët pamvarësisht objektivit të reformës administrativo-teritoriale.

Niveli i decentralizimit fiskal, i vlerësuar si rrënja katrore e produktit të autonomisë fiskale dhe rëndësisë fiskal ka qendruar në stanjacion pas reformës territoriale.

Kjo shifër pasqyron shkallën në të cilën autoriteti vendimmarrës financiar është i shpërndarë ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.

Indeksi i decentralizimit fiskal në vitin 2014 para reformës territoriale ka patur nivelin më të lartë ne 22.4, nivel ky që konstatohet ne ulje pas reformës territoriale, duke arritur në 19.0 në vitin 2019, ne 21.0 ne vitin 2020 dhe ne 22.1 ne vitin 2021.

Si rrjedhim, konstatohet që qeveria qendrore pas reformës territoriale ka rritur kontrollin financiar vendimmarrës duke zvogëluar autoritetit financiar te qeverisjes vendore.

3. Pesha e ulët e shpenzimeve vendore ndaj PBB-së

Një ndër objektivat e rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në këndvështirmin e menaxhimit financiar ishtë kthimi i rolit të pushtetit vendor në një qeverisje me nje nivel të rëndësishëm të kapacitetit te saj ndaj Produktin e Brendshëm Bruto.

Krahasimi i shpenzimeve të pushtetit vendor në raport me PBB-në tregon dështimin për të krijuar një pushtet vendor të decentralizuar dhe me autonominë e nevojshme për të ofruar shërbime publike cilësore.

Pushteti vendor nuk ka arritur të ndryshojë peshën e shpenzimeve vendore në raport me prodhimin kombëtar bruto. Ne periudhën mbas reformës nuk asnjë potencial shtesë të kapacitetit fiskal të pushtetit vendor për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Perkundrazi buxheti vendor ne përqindje te PBB nga viti 2016 dhe në veçanërisht ne vazhdim mbas vitit 2020 ka pesuar rënie te theksuar. Nga 3% e PBB ne vitin 2016, niveli i buxheti vendor eshte përkeqësuar ne 2.83% ne vitin 2021, ne 2.74% te PBB ne vitin 2022, ne 2.84% te PBB ne vitin 2023 dhe eshte planifikuar ne 2.9% te PBB ne vitin 2024.

4.  Rritja e shpenzimeve të pagave

Konstatimi më i rëndësishëm i cili krijoj argumentin bazë për uljen e numrit të njësive të vetëqeverisjes vendore është shpenzimat mjaft të larta të personelit para reformës administrativo-territoriale.

Duke ju referuar treguesve të shpenzimeve të pushtetit vendor, pas reformës evidentohet qartë rritja e peshës së shpenzimeve të personelit nga viti në vit.

Pushteti vendor nga 10.8 miliard lekë në vitin 2013 ka arritur në 25.2 miliard lekë në vitin 2022, ose me nje rritje ne mbi 2.3 here.

Shpenzimet e personelit të njësive të vetëqeverisjes vendore janë rritur ne përqindje ne strukturën e pergjithshme te shpenzimeve.

Nga 36% te shpenzimeve totale ne vitin 2013, shpenzimet per paga zëne mbi 43% te totalit te shpenzimeve ne vitin 2022.

Numri i te punësuarve eshte rritur ne vazhdim, edhe pavarsisht transferimin e funksioneve si personeli edukativ dhe mbështetës në arsimin parashkollor, personeli mbështetës i arsimit parauniversitar, administrimi i rrugëve rurale rajonale,, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, shërbimi pyjor, ujitja dhe kullimi, drejtorite e bujqesise,sherbimet sociale.

Nga 19 625 punonjes ne qeverisjen vendore ne vitin 2015, numri i tyre arrin ne 33 500 ne vitin 2018, ne 33 146 ne vitin 2019, ne 34 047 ne vitin 2020, ne 34 804 ne vitin 2021 dhe ne 36 663 ne vitin 2022.

Numri i punonjesve krahasuar me vitin 2015 eshte rriture ne 17038 vete ose rreth 87%

Bashkitë pas reformës jo vetëm që nuk arritën të shkurtonin këto shpenzime, por madje rritën ndjeshëm numrin e punonjësve dhe si rrjedhim shpenzimet e personelit. Trendi rritës i shpenzimeve të personelit evidenton dështimin e reformës për të krijuar struktura administrative me eficiente përmes uljes së numrit të punësuarve.

5. Ulja e shpenzimeve për investime

Një ndër aspektet e rëndësishme të shërbimeve vendore është përmirësimi i infrastrukturës që prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve. Para reformës aministrative-territoriale një pikë e dobët e pushtetit vendor, ishte fakti që nuk arrinin të zhvillonin investime të qëndrueshme dhe ishin në një trend negativ rënës nga viti në vit.

Pas reformës, evidentohet që situata jo vetëm nuk ka ndryshuar por është përkeqësuar duke shënuar një rënie të ndjeshme vjetore të shpenzimeve për investime.

Nga 9.3 miliard leke per investime ne vitin 2013 ose 31.3% e totalit te shpenzimeve, ne vitin 2022 totali i investimeve ka arritur ne 11.9 miliard leke me nje rënie te theksuar ne 20.3% te totalit te shpenzimeve.

Kur ndërkohë paradoksale është fakti që në vitin 2022, pushteti vendor ka trashëguar rreth 28.8 miliard lekë fonde te papërdorura nga të cilat 23.6 miliard lekë ose 82.3% janë trashëgim nga buxheti i vetë njësive vendore dhe pjesa tjetër prej 6.2 miliard lekë ose 17.7% janë fonde të trashëguara nga procesi i rindërtimit.

Vetëm bashkia Tiranë ka trashëguar rreth 14 miliard lekë ose gjysmën e totalit të fondeve të trashëguara.

Rënia e shpenzimeve të investimeve trego dhe nje here me shume dështimin e reformës për të ndikuar më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Njësitë e reja të vetëqeverisjes vendore jo vetëm që nuk arritën të përmbushin objektivat për më shumë investime në shërbimet vendore, por përkeqësuan rolin e tyre për të kontribuar në këtë aspekt.

6. Dështimi i mekanizmave të ekualizimit në të ardhurat dhe shpenzimet

Një ndër dështimet më të rëndësishme të reformës administrativo-territoriale në aspektin e menaxhimit financiar ishte ekualizimi fiskal ndërmjet njësive te vetëqeverisjes vendore. Pamvaresisht se në mekanizmat e transfertës së pushtetit qendror u përfshi gjithashtu ekualizimi për të zbutur diferencat ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore ajo nuk ndodhi.

Për të ilustruar këtë mjafton të përmendim treguesit e të ardhurave dhe shpenzimeve për popullsi të grupuara sipas bashkive per vitin 2022:

•     Bashkia Tiranë, ka mbledhur rreth 17.3 miliard lekë të ardhura të veta vendore ose rreth 56.1% të të ardhurave të pushtetit vendor.

•     Të ardhurat nga taksat mbi pasurinë ne rreth 6.1 miliard lekë, nga ku vetëm bashkia Tiranë nga këto burime ka siguruar 2.9 miliard lekë ose 47% të këtij burimi të të gjithë te ardhurave te pushtetit vendor.

•     11 bashkitë me mbi 100 mijë banorë ose 18% e bashkive kanë akumuluar gjatë vitit 2022 rreth 24 miliard lekë ose ndryshe rreth 80% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor.

•     13 bashkitë më një popullsi nga 50 mijë-100 mijë banorë ose 21% e totalit të bashkive kanë mbledhur vetëm 2.7 miliard lekë ose 8.7% të totalit të të ardhurave vendore.

•     37 bashkitë me nën 50 mijë banorë ose 61 % e totalit të bashkive kanë mbledhur vetëm 3.4 miliard lekë ose 11.3% të totalit të të ardhurave të pushtetit vendor.

I  njëjti trend mbetet dhe kur analizojmë shpërndarjen e shpenzimeve te bashkive të grupuara mbi bazë popullsie ka performuar:

•     Rreth 30.5% të totalit të shpenzimeve të buxhetit vendor e zë Bashkia Tiranë.

•     11 bashkitë të cilat kanë popullsi mbi 100 mijë banorë, gjatë vitit 2022 kanë shpenzuar rreth 35.3 miliard lekë ose rreth 61% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor (vetëm Bashkia Tiranë zë 48% të totalit të shpenzimeve të këtyrë bashkive mbi 100 mijë banorë).