26 prill 2015 – Për herë të parë Ilir Meta del kundër Spartak Brahos, kreut të Komisionit të Sigurisë në Kuvend. Pamjet kur deputeti Braho lë godinën e spitalin gjerman ku ndodhet i shtruar deputeti i arrestuar për vrasje Mark Frroku, nuk është pranuar nga Meta. Kreu i LSI-së, reagoi dje nëpërmjet drejtorit të kabinetit, ndërsa sot nga Gjirokastra i dha vetë përgjighe kësaj situate. “Qëndrimi im është i pakompromis përballë çdo deputeti që sfidon ligjet, që sfidon gjykatat”, tha Meta. Ai i kërkoi dhe prokurorit të përgjithshëm të hetojë nëse Braho ka pasur takim me Frrokun në ambientet e spitalit.
Nga ana e tij, deputeti Spartak Braho justifikoi praninë në spitalin priav për shkaqe shëndetësore private, që nuk kishin lidhje me Frrokun.
Misterin për këtë çështje e bën fakti i raportuar nga mediat se, Braho hyri në ambientet e spitalit sapo dolën prej andej përfaqësues të grupit hetimor.
Mark Frroku prej gati 4 ditësh ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi në burg. Ai u arrestua për llogari të drejtësisë belge, e cila e dënoi me 10 vjet burg për një krim të vitit 1999.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”