DURRËS, 25 nëntor 2014 – Spikeri i Parlamentit z. Ilir Meta, edhe pse me një popullaritet të diskutueshëm në Shqipëri, merr titullin"Qytetar nderi" në Kosovë, e pikërisht nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, me motivacionin:.jpg)
“Për kontributin e jashtëzakonshëm si kryeministër i Shqipërisë për strehimin e shqiptarëve nga Kosova dhe Gjilani në veçanti, në Republikën e Kosovës, në kohën kur Kosova po përjetonte spastrim etnik në vitin 1999; për ndihmesën e dhënë në Pavarësinë e Kosovës dhe vizitën e tij për herë të parë në Gjilan”.
A thua ky titull do t'i japë më tepër peshë Ilir Metës ?!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





