Kryeparlamentari Ilir Meta, presidenti i ri i vendit zgjedhur dje me 87 vota nga Kuvendi, i ka dhënë fund dilemave.

Në një konferencë për media nga kryesia e Kuvendit, ai ka njoftuar se jep dorëheqjen nga kreu i LSI-së dhe nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Deklarata e Metës 

Pas konsultimeve me këshilltarët juridikë edhe pse detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas betimit në 24 korrik e deri atëherë mund të vijoj me angazhimet e mia politike dhe institucionale.

Ju bëj të ditur se do jem kryetar i Kuvendit deri në ditën e betimit si president i vendit, do të jap dorëheqjen para betimit, për arsye të vetë lidhjes mes dy institucioneve edhe në planin kushtetues dhe institucional, por edhe për faktin se të enjten e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare, për të gjitha këto arsye do të jem në këtë detyrë deri para betimit si president.

Së dyti: edhe pse mund të jem kreu i LSI deri në 23 korrik, kam vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave, të heq dorë nga ky funksion dhe nga gjithë funskionet drejtuese në LSI. Emri në listë do të jetë ai i nënkryetarit, Petrit Vasili.

Po ashtu, jap dorëheqje nga detyrimet dhe funksionet edhe brenda koaliciont, që i kalojnë Petrit Vasilit.