Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka depozituar këtë të mërkurë, 11 mars, një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.