Të nxitur nga njoftimi i policisë një ditë më parë, për arrestimin e Ilir Metës, 54-vjeçarit banues në Tiranë, i akuzuar për vjedhje, identitet i njëjtë me atë të kryeparlamentarit, Vizion Plus ka kryer një vëzhgim në Gjendjen Civile mbi popullaritetin e identitetit të politikanëve kryesorë në Shqipëri.

Disa ditë më parë, Durrëslajm publikoi lajmin se Ilir Meta anëtarësohej në LSI-në e Durrësit. Edhe në këtë rast nuk bëhej fjalë për liderin historik të kësaj partie, por për një 18-vjeçar nga Shijaku, që kishte identitet të njëjtë me kryetarin e forcës politike, pjesë e së cilës zgjodhi të jetë.

Nga vëzhgimi në Gjendjen Civile rezultoi se me emrin identik më të populluar në vend është Ilir Meta, me plot 52 persona të regjistruar.

Pranë tij, në vendin e dytë ndodhet Lulzim Basha me 7 persona me kete identitet, ndërsa 6 vetë me emrin Sali Berisha.

Nderkohe me emrin Edi Rama ne listen e gjendjes civile jane regjistruar vetëm 4 persona.