Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka mbarritur në GJKKo pasi doli nga Blloku i Sigurisë te rruga “Mine Peza” rreth orës 09:00, ku ndodhej prej ditës së hënë (21 Tetor) pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

Ish-presidenti Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Përveç Ilir Metës, në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur edhe Pirro Xhixho, babai i zv.presidentes së PL-së, Erisa Xhixho.

Ndërkohë pritet të paraqiten në ambientet e GJKKO-së, deputetja Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku.

Seanca pritet të nisën në orën 09:30, ku katër personat nën hetim do të njihen me masat e sigurisë ndaj tyre.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.