Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë për pak orë qelinë e burgut, pasi është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Ish-Kreu i Shtetit mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 11:00, ndërsa i pranishëm gjatë marrjes në pyetje do të jetë përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj.

Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, si person nën hetim.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.