Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në burg, fëmijët e tij janë pjesë e çeljes së fushatës zgjedhore të organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bora, Era dhe Besar Meta janë pozicionuar në pjesën e karrigeve përreth podiumit, ku pritet të mbajë fjalën kreu i PD, Sali Berisha.
Ilir Meta, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë, dërgoi një mesazh nga burgu, duke shpallur nisjen e fushatës zgjedhore, të cilën e konsideron si “fillimin e betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari”.
“Sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit,” shkruan Meta në mesazhin e tij, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e mitingut që zhvillohet sonte në sheshin “Nënë Tereza”, ku ai vetë nuk mund të jetë i pranishëm.