Vetëm një ditë pas konventës së djeshme ku u ndryshua emri i LSI-së në “Partia e Lirisë”, ish presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë për mediat.

Meta ka theksuar edhe më parë se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit të llogaridhënies së qeverisë kundrejt qytetarëve dhe vendosjen e ligjit për referendumet.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi u dorëhoq nga drejtimi i LSI që mori emrin e ri ‘Partia e Lirisë’. Meta mori detyrën deri në zgjedhjen e kryetarit.