Kryesuesi i listës së qarkut Durrës i LSI, Lefter Koka, gjatë fjalës së tij në mitingun e LSI-së në sheshin ‘Nënë Tereza’ u shpreh se ai ishte në garë me ish-kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, se kush do të fitojë më shumë mandate.

“Unë jam i sigurt që me datë 26 qershor edhe Bulevardi i Ri nuk do të dalë për të festuar fitoren e LSI-së. Është një qytet, i cili di të besojë. Durrësin nuk mundën që ta shkatërrojnë as turqit, dhe as armiqtë më të mëdhenj, por e shkatërroi Rilindja. Durrës ka nevojë për LSI-në. Gara jonë nuk është me kundërshtarët. Garën e kemi me njëri-tjetrin. Unë jam në garë me presidentin e zgjedhur. Durrësi do të jetë lokomotiva e fitores në zgjedhje", -tha Koka.

Por, e menjëhershëm ka qenë përgjigja e Metës, i cili i kërkoi që të mos bëjë garë me Tiranën.

“Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë, por mos bëj garë me Tiranën, do dalim me 12 deputetë.

Për sondazhet e Rilindjes dua t'u them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë vendosur prej kohësh të na nxjerrin forcë e parë.

Sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës" tha Meta.