Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja te Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca në themel.

Meta është shfaqur në “kafazin e xhamit” brenda sallës së gjyqit.

Ish-presidenti Meta ka shmangur çdo kontakt me me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ambientet e gjykatës.