Presidenti i PL-së, Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm gjatë seancës në GJKKO.

Meta është përplasur me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Mësohet se ish-Presidenti ka hedhur akuza ndaj tyre. Ndërkohë seanca ndaj Ilir Metës dhe 3 personave të tjerë nën hetim, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku është shtyrë për në orën 13:30.