Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës.
Ilir Meta mësohet se po merret në pyetje nga Prokurori Ndini Tavani, për kallëzimin e bërë më 28 Mars nga presidenti i PL-së lidhur me vjedhjen e serverit brenda selinë së partisë.
Kujtojmë që Meta ka ngritur një kallëzim ku pretendon se në selinë e partisë kanë hyrë persona të paidentifikuar dhe kanë marrë rrjetin e komunikimeve elektronike.
Në një intervistë për News24, pak javë më parë ai deklaroi se ndërhyrja është bërë më 6 mars dhe se PL nuk ka një roje nate, ndërsa tregoi se ka pasur edhe një tjetër ndërhyrje më parë, një shkëputje të sinjalit gjatë një lidhjeje ‘live’.
“Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë. Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty.
“Është bërë një denoncim në Prokurori, po presim që të veprojnë në mënyrën më të shpejt, dhe profesionale dhe pse nuk kemi ndonjë shpresë të madhe, se janë të kapura nga Rilindja. Përpara disa ditësh po prezantoja sekretaren e re për sipërmarrjen, dhe për herë të parë na ndodhi që kur ishim live, flisnim kot, se lidhja nuk ekzistonte. Dhe një orë e kaluam që folëm kot, ishte hera e parë.
Pastaj u zbulua që një kabull ishte këputur me pinca. Ishin ndryshuar pamjet e kamerave për të mos u kuptuar kush futej aty dhe dje, u konstatua një ndërhyrje që është bërë më 6 mars dhe që tregon qartë që ka ndërhyrje në server. Nuk i kuptoj nga pikëpamja teknike, por është e qartë që ka pasur një ndërhyrje. PL nuk ka pasur roje natën, por gjërat do rregullohen.
Ne po vijojmë hetimet tona, asnjë nuk ka ndodhur rastësisht. PL ka qenë gjithmonë traget. Ne jemi te qartë, nuk kemi asnjë problem, por do ndjekim rrugën ligjore”, tha Meta.