Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Meta do të pritet në selinë blu nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është i pranishëm.

Mungesa e Berishës në takim është për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit të shkaktuar nga gripi.