Kreu i PL, Ilir Meta ka shprehur bindjen se qytetarët do të ndëshkojnë me votë më 14 mars “Rilindjen dhe Ramën”, të cilin e quajti “një frikacak që ka tmerr nga vota e lirë”.

Meta u shpreh se “faktorët janë në favor të opozitës së bashkuar, është me e fuqishme”, dhe se “e gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars”, në zgjedhjet e pjesshme vendore ku fitoi vetëm një kandidat i opozitës, Bardh Spahia.

Ilir Meta: “Të mos humbasim përqendrimin drejt zgjedhjeve të 14 majit, të forcojmë bashkëpunimin me demokratët dhe socialistët e ndershëm, që janë të shokuar me gjithë atë që po shohin.

Shikoni se ku është katandisur vendi, shkretim, largim masiv i të rinjve, prioriteti i rilindjes është korrupsioni dhe jo dhënia e mundësive për të rinjtë për tu shkolluar këtë dhe për tu punësuar me paga dinjitoze.

S’ka vend të krahasohemi as me Kosovën, edhe pse kemi një shekull më shumë si shtet.

Ëndërrojnë pedagogët tanë të kenë paga mbas 2 vitesh si në Kosovë.

Rilindja ka prioritet korrupsion, vendi i dytë në botë për ryshfet, janë pasojat e një regjimi monist që do shembet më 14 maj.

Të përkrahim kandidatin e dalë nga primaret Zef Hilën, nga primaret. Vota e juaj dhe e çdo qytetari në çdo bashki do të jetë investim i sigurt për të garantuar llogari dhënie.

T’i japim fund këtij modeli arrogant të qeverisjes së Rinlindjes. Të ndërtojmë ura komunikimi me të gjithë ata që kërkojnë qeverisje të ndershme, dhe jo me ata që e kanë mendjen të bëjnë tendera. Jam besimplotë se qarku i Shkodrës do shkëlqej më 14 maj, jam i sigurt se ashtu sikurse Shkodra më 6 mars, tregoi qartë orientimin e saj drejt lirisë, drejt demokracisë, dinjitetit dhe nuk u përkul në një moment të paqartë për qytetarët.

Faktorët janë në favor të opozitës së bashkuar, është me e fuqishme.

E gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars, duke ndëshkuar Rilindjen, Ramën një frikacak që ka tmerr nga vota e lirë, Ramën, korruptuesin më të madh të Parlamentit, që korruptoi edhe drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së, që e përdori për të ekzekutuar plueralizimin dhe opozitën, që të vjedhë i pashqetësuar natë e ditë, që të nxjerrë të gjitha asetet tona kombëtare në treg dhe ti shpëtojë drejtësisë.

Është vota për liri ajo e 14 majit, për ti dhënë fund monizimit në Shqipëri. Ta kthejmë 14 majin në një referendum për të ndëshkuar këto 4 vite në monizëm të plotë, që po përdor qytetarët, për të intimduar njerëzit më të ndershëm, 14 maji të jetë një ditë e madhe e demokracisë dhe mbi të gjitha mesazhin që të rinjtë dhe të rejat të mos e kenë më mendjen për tu larguar. Ti japim mbështetjen më të madhe për realizuar ëndrrat e tyre këtu.”