Presidenti i Republikës Ilir Meta do të nisë një vizitë zyrtarë në Itali.
Vizita do të zhvillohet në datat 11 dhe 12 shtator. Kjo shënon edhe vizitën e parë të Presidentit jashtë vendit.
Axhenda e takimeve pritet të publikohet në ditët në vazhdim, por Ora News shkruan se gjatë vizitës, Meta pritet të takohet me Presidentin italian Sergio Mattarella.





