Berat, 24 maj 2014 – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga një grup ministrash dhe deputetësh të Parlamentit, zgjodhën rafting në Kanionet e Osumit, Skrapar për të promovuar turizmin si potencial i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Meta së bashku me famijlen e tij, ka kaluar mbi tre orë rafting në ujërat e rrëmbyera të Osumit poshtë ujëvarës së Artë të Kanionit të Skraparit. Presidenti i federatës Zamo Spathara thotë se këto kanione do të kthehen në destinacion turistik jo vetëm për rajonin. 

/gazeta "Dita"/