Një nga pyetjet që i drejtohet shumëkush tjetrit në këtë periudhë është: Ore me kë je nga banorët sivjet në Big Brother?

Së fundmi në një intervistë të shkurtër për “Ditë e Re”, Ilir Shaqiri është pyetur pikërisht për këtë çështje.

Një një farë mënyre, balerini sikur donte të theksonte se si “Big Brother-i” ku pjesë ishte edhe ai nuk do të ketë, ndonëse nuk hezitoi të pohonte se edhe ai si gjithë Shqipëria preferon Luizin nga banorët.

Vjet ishte njëshi dhe njëshi është njëshi. Numrat që do të vijnë në vijim secili do të ketë rëndësinë e vetë padiskutim, sic edhe çdo banor dhe fitues. Banori që e ka gjithë vëmendjen, nuk e them unë e thotë Shqipëria është Luizi. Unë jam me atë që janë shqiptarët. Ka disa vetë që më pëlqejnë aty, por Luizi është më i veçanti,”-u shpreh Iliri.

Kujtojmë që disa ditë më parë Ilir Shaqiri u fut në shtëpinë e “BBV2”.

Banorët ishin pjesë e një tjetër prove, të cilën në fakt e kemi parë edhe vjet, “Vëllai i Madh” iu kërkon banorëve të mos kenë asnjë reagim rreth gjërave që ndodhin përreth tyre, apo personave të tjerë që shikojnë në shtëpi, që nuk janë banor.

Kur Iliri hyri në shtëpi, ishte Olta Gixhari ajo që nuk duroi dhe vendosi ta takojë balerinin, duke thyer kështu e para rregullat e lojës.

Pas Oltës, edhe banorët e tjerë e takuan Ilirin, madje edhe biseduan së bashku.