Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer aspekte të jetës së tij private gjatë provës javore në “Big Brother VIP”.

Shaqiri ka treguar për tradhtinë, të cilën e quan “çmendurinë e tij më të madhe”. Balerini i njohur thotë se e gjitha nisi si një lojë me një super balerinë, por gjërat më pas u bënë më serioze.

Madje, ai thotë se shkoi deri saqë vendosi të largohej nga shtëpia. Martesa sipas Shaqirit u shpëtua nga e shoqja e tij italiane, e cila me zgjuarsi i dha kohën që ai të reflektonte dhe të bënte zgjedhjen e tij.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tha ai.

Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, tha më tej balerini.