Mes balerinit të njohur Ilir Shaqiri dhe këngëtarit Sabian Medini, u krijua një miqësi e fortë brenda Big Brother VIP. Kur u mendua se asgjë nuk i ndante, ndodhi e papritura.

Ilir Shaqiri tashmë duket se nuk ka më asnjë marrëdhënie me këngëtarin Sabian. Në një intervistë balerini i njohur tregoi se i vjen keq por nuk ka më asnjë marrëdhënie me personin që lidhi miqësi gjatë formatit “Big Brother Albania VIP”.

Sipas tij, nëse ka abuzime, atëherë nuk ka më vend për miqësi, por preferoi që të mos jepte detaje.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vet, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi,”-tha balerini.