Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka vizituar mesditën e sotme qytetin e Durrësit.

Balerini ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Emanuela, vajza Emili dhe një mik i tij.

Deri këtu s’ka asgjë “ të çuditshme”, pasi dihet tashmë se Durrësi ka qenë dhe mbetet një ndër qytetet më të vizituara, qoftë nga personazhe publikë, apo dhe vizitorë të thjeshtë.

Mirëpo ajo që ra në sy, ishte se Shaqiri zgjodhi një ambient dhe ushqim aspak luksoz për të konsumuar.

Ai dhe familja e tij drekuan në një nga “fast-food”-et e lagjes nr.1 të qytetit bregdetar, ndërsa më pas Emili dhe Emanuela iu drejtuan shëtitores “Taulantia”, ku shkrepën foto e video, të cilat i ndanë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale.