Tiranë, 17 maj 2014 – Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Metës, duket se i pëlqejnë qershitë.
Së bashku me bashkëshorten, Monikën, kreu i Kuvendit ka shkuar në vendlindjen e tij në Skrapar, ndërsa duket në disa foto të publikuara në rrjetin social “Facebook” duke mbledhur qershi.
Madje nuk kanë munguar dhe fotot ku çifti Meta shihet i shtrirë në bar, mes luleve të fushës, ndoshta duke kujtuar momentet romantike të rinisë së tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





