Deputetja demokrate Flutura Açka është shprehur në një reagim në rrjetet sociale se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë”.
Duke iu referuar deklaratave të bujshme të Metës gjatë ditëve të fundit, Açka u shpreh se në një vend normal një prej Metës dhe kryeprokurorit Dumani duhej të reagonte.
Ajo shtoi se dikush i tha sot në parlament me shaka se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, ndaj edhe i falet, por sipas saj ky rast është “lajthitje politike harakiri (vetëvrasëse).