Ilirian Celibashi rikthehet në krye të KQZ-së, por këtë radhë me strukturën e re të këtij institucioni, si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ilirjan Celibashi, njeriu i besuar i PS-së, u rikthye në krye të këtij institucioni pasi mori konsensusin e mazhorancës e të opozitës në parlament dhe jashtë saj, në seancën e 5 tetorit 2020. Gjithashtu edhe e zgjedhura e PD për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje arriti të marrë 105 vota në parlament.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës u bë sot paradite në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetari i KQZ-se në përfundim të mandatit, Klement Zguri ia dorëzoi stafetën Celibashit.
Në seancen e 5 tetorit, Kuvendi miratoi me 107 vota listën me 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, 3 të PS dhe 2 të opozitës së bashkuar.
Ky organ me mandat 7-vjeçar ka si detyrë administrimin e zgjedhjeve.
Sfida e kësaj KQZ, në veçanti e nënkomisioneres Lealba Pelingu, do të jetë futja e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.





