Marrëdhënia mes Ilnisës dhe Meritonit sa vjen dhe bëhet më serioze.
Të dy banorët e BBV3 shihen shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, ku nuk ngurrojnë t’i dhurojnë njëri-tjetrit puthje dhe përqafime. Madje ata shpesh ndajnë shtratit së bashku.
Së fundmi, gjatë një bisede mes çiftit, u përmend dhe mosha. Meritoni ishte ai që ngacmoi gazetaren, ku i thotë se është 22-23 vjeç. Ilnisa e kuptoi shakanë e tij, por i bëri të qartë se nëse ai ka vërtet këtë moshë, nuk do fliste më me të.
Meritoni: 23 vjet bëj.
Ilnisa: Nëse je aq ne nuk do flasim më kurrë.
Meritoni: Pse?
Ilnisa: A je normal, a je mirë? Kurrë me ne të dy, vazhdo shoqërinë tënde, ta them unë tani, nëse ti je 23 vjeç.
Meritoni: Pse se ne shok jemi?
Ilnisa: Shok jemi, por unë s’kam aq shok të vegjël.
Meritoni: Çfarë ka lidhje?
Ilnisa: Unë kaloj një pjesë të mirë të kohës me ty…