Tiranë, 3 shtator 2014 – Nexhmije Hoxha pëlqen Ilva Taren! Madje e veja e diktatorit Hoxha shkon më tej kur në intervistën për Roland Qafokun thotë se Tare është politikane e vërtetë, nga ato që nuk kanë nevojë të jenë në parlament. Shoqja Nexhmije është ndjekëse e emisionit të Ilva Tares.
Hoxha ka shfaqur publikisht vlerësimin e saj maksimal për intervistat që Tare bën.
Në fakt në rrjetet gazetareske, ky opinion bie ndesh me një përshtypje të krijuar apriori; se e veja e diktatorit është një simpatizante e Rudina Xhungës, me të cilën ka ndarë një intervistë televizive vite më parë.
Por pavarësisht admirimit që e veja e diktatorit ka për gazetaren Tare, sipas disa burimeve ato nuk janë takuar asnjëherë me njëra-tjetrën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





