Gazetarja e njohur Ilva Tare ka uruar sot Krishtlindjet, përmes një fotoje të publikuar në Instagram, teksa shfaqet me një bluzë me drerë tipike e këtyre ditëve.
Një koment i kryetarit të Bashkisë, Erion Velisë, ka veçuar në foton e Ilvës. Duke qenë se ai gjithë dhjetorin shfaqet me bluza të tilla, nuk mund të mos e bënte një koment në foton e gazetares.
"Eh ç’i keni bërë pulovrave me drerë këtë vit, ç’paskeni qenë për pak festa",-shkruan Veliaj.





