Pasioni të mban gjallë, por ndonjëherë të shtyn edhe të rrezikosh jetën vetëm të arrish më të mirën e asaj që do të bësh. Madje shpeshherë mes rrezikut për jetën dhe lumturisë që të fal pasioni, në shumë raste fiton kjo e dyta, të paktën në Lezhë, në rastin e Anës.
Ana është një vajzë e cila e do shumë modelingun. Ajo dëshiron që të bëhet top modele, prandaj zgjedh të pozojë edhe në pozicione ekstreme.
Në videon e mëposhtme të dërguar pranë Jetaoshqef.al, Ana nuk është mjaftuar vetëm në pozat seksi në majë të vinçit, por ndërkohë që vinçi ulej, Ana nuk nguron të bëjë twerk për të gjithë të pranishmit.
"Përshëndetje, Ana ka pasion të bëhet top modele. Prandaj nga dëshira e madhe për të shfaqur linjat ajo provon, raste ekstreme, ka thënë mesazh dërguesi.
Pra videoja e mëposhtme nuk është i vetmi rast ekstrem që provon Ana në punën e saj si top modele. Por kush tha se modelingu është një punë e lehtë?





