Eglein Laknori dhe Ana njihen prej 5 vitesh dhe prej thuajse 3 vitesh janë tashmë bashkëshortë. Egin e njohim të gjithë si aktor humori, ndërsa të shoqen e kemi parë gjithmonë e më rrallë, për shkak se ajo nuk është person publik.

Të ftuar tek Rudina, të dy kanë treguar se si ka nisur historia e tyre e dashurisë dhe kompleksin që Ana ka pasur në fillim ndaj bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Egi ka shprehur vlerësim ndaj bashkëshortes, teksa ka thënë se i pëlqen t’i vlerësojë njerëzit ashtu siç janë dhe jo siç i do ai të jenë, ndaj shtoi se dhe Anën e do kështu siç është.

Nga ana tjetër, Ana tregoi se ishte njohur për herë të parë me Egin nëpërmjet televizorit, kur ai merrte pjesë në spektakle të ndryshme. Teksa e shikonte të luante role të veçanta, duke qeshur e duke u tallur, ajo i thotë të ëmës "Imagjino të lidhesh apo të martohesh me këtë…"

"Egi është aktori im i preferuar. Është më i miri në Shqipëri dhe jashtë saj. Në fillim kur e kam parë në televizor i thashë mamasë time: Imagjino të lidhesh apo të martohesh me këtë? Por pas një viti e ca Egi dhe unë shkonim në të njëjtën kishë, por unë nuk e dija dhe ma prezanton vëllai, ky është shoku im më tha. Që atëherë filluam të dilnim bashkë të tre. Tek Egi më ka pëlqyer zemra e tij, unë jam një person që shoh së brendshmi, nuk më pëlqejnë fasadat. Kur e shihja në fillim më dukej sikur bënte humor kot sa për të tërhequr vëmendje dhe jo se e kishte në natyrë".