Pas kryeministrit Edi Rama të cilët e quajtën piktor mason dhe bejteve për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, imamët e akuzuar për përfshirje në terrorizëm, në atë që tani njihet si “Gjyqi i Imamëve”, kanë mallkuar ditën e sotme edhe deputetin dhe shkrimtarin Ben Blushi, duke e cilësuar atë qafir, shkruan opinion.al
Por përse i ka mërzitur kaq shumë imamët Blushi? Duket se mllefi i tyre ka të bëjë më librat e tij të fundit. Sipas Fadil Myslimanit, njërit prej imamëve të akuzuar, në librin e tij të fundit Blushi tallet me myslimanët. “Ben Blushi tallet me myslimanët tek romani i fundit. O Allah, dënoje Blushin që tallet me myslimanët”, është dëgjuar të thotë imami në sallën e gjyqit. A është ky një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e jetës së shkrimtarit dhe deputetit Ben Blushi?





