Debatit të fushatës sensibilizuese të komunitetit LGBTI nëpër gjimnazet e Tiranës, së fundmi i është bashkuar edhe imami i xhamisë në Shkodër, Muhamed Syrtari.
Syrtari në mënyrë të prerë është shprehur se në xhami nuk duhet pranuar për asgjë në botë.
"Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë," tha imami në xhami.





