Një imam nga Peja humbi tragjikisht jetën pasditen e së enjtes në xhami. Ai është Ramë Blakaj dhe sipas burimeve të KlanKosovës, imami humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.
“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme. Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njoftoi policia e Pejës.
Imami ishte me prejardhje nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë. Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40-vjeçar.