ITALI – 24.000 imazhe nga e gjithë bota morën pjesë në edicionin e fundit të Oasis Photocontest 2012, çmimi ndërkombëtar i fotografisë natyraliste, i organizuar nga revista Oasis (www.oasisweb.it).

Në konkursin, që konsiderohet si çmimet Oskar të fotografisë natyraliste, morën pjesë fotografë nga 48 vende të botës mes të cilave Kina, Meksika, Malajzia, Rusia, India, Korea, Zelanda e Re, Irani dhee Vietnami. Puna e jurisë ishte mjaft e vështirë për të përzgjedhur mes 4 mijë fotove 100 imazhet më të bukura të natyrës për vitin 2012.

Në fund juria përzgjodhi 10 imazhe për secilën kategori: “Peisazh”, “Gjitarë”, “Zogj”, “Kafshë të tjera”, “Bota nënujore”, “Miqtë shtëpiakë”, “Bota vegjetariane”, “Njerëz dhe popuj”, “Portfolio” dhe “Teknikat e kapjes”.

Titulli “World Best Photography 2012” iu akordua fotografit nga Hong Kongu, Chang Këok Hung. Ndërkohë çmimi special Oasis i shkoi fotografit hungarez Bence Màtè.

Në galerinë e fotove të mëposhtme janë disa prej fotove më të bukura të konkursit të Oasis.