AFRIKE E JUGUT, 23 mars 2013 – Një i porsamartuar rrezikoi jetën, ndërsa u sulmua nga një peshkaqen i bardhë. Daily Mail sjell imazhet shokuese të xhiruara me kamera amatore, ndërsa një peshkaqen i madh sulmon kafazin ku ndodhej Bryan Plummer. Ngjarja e frikshme ka ndodhur në brigjet e Afrikës së jugut.

Një grup miqsh po bënin zhytje në brigjet e Gansbaai-t, kur njëri prej tyre, i futur në një kafaz të hekurt është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë. Megjithëse zhytësi ndodhej brenda kafazit, grabitqari nuk ka nguruar aspak të tentojë të fusë kokën dhe dhëmbët e mprehtë në hapësirat midis shufrave të hekurta.

Momentet e fiksuara nga imazhet filmike janë vërtet drithëruese. Megjithëse zhytësi shpëtoi paq nga kjo eksperiencë nuk dihet nëse në rastet e tjera do të mendojë dy herë para se të futet në det. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/