Aktivistja e paqes, Yoko Ono, ka hyrë në debatin e ndezur në lidhje me kontrollin e armëve në SHBA.

Ajo ka postuar në Twitter një foto provokuese, ku duken syzet e përgjakura të John Lennon, ish- bashkëshortit të saj.

Në përvjetorin e 44-të martesës së tyre, Ono shkruan në mesazh se më shumë se 1 milion njerëz janë vrarë nga armët në SHBA që kur John Lennon u vra nga Mark Chapman më 8 dhjetor 1980.

“31.537 njerëz vriten nga armët çdo vit në SHBA. Ne po e kthejmë këtë vend të bukur në një zonë lufte,” shkroi ai.

Ono dhe Lennon u martuan më 20 mars të vitit 1969 dhe kaluan muajin e mjaltit në Amsterdam ku u bënë të njohur për fushatën e qëndrimit në krevat për një javë në favor të paqes.