10 tetor 2015 – Imitimi i drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj gjatë javës së kaluar në “Portokalli”, bëri xhiron në të gjitha rrjetet sociale dhe është pëlqyer përtej pritshmërisë.

Aktorja që realizoi mjaft bukur këtë rol, Delinda Xhupa ka treguar se pas shfaqjes, ka folur në telefon me drejtoreshën e Tatimeve, e cila e ka pritur mirë rolin e saj dhe madje e ka përgëzuar.

“Nga nje bisedë e bërë me të në telefon, ajo më shprehu se e kishte pritur mjaft mirë daljen time dhe reagoi pozitivisht dhe kjo gjë më bëri ta vlerësoj.

Është një personazh ndaj të cilit publiku reagon mirë dhe do jetë edhe gjatë javëve në vazhdim”, ka thënë Delinda në një intervistë për “Who”.

/portali DurresLajm/