Në zgjedhjet për president të Federatës Italiane të Futbollit në 2014, fill pas dorëheqjes së Xhankarlo Abetes, pati edhe një interesim të madh nga media për Karlo Tavekion, kandidatin e parë për ta pasuar në atë post, si dhe më pas njeriu që u zgjodh në krye të federatës.Në atë kohë, pati edhe një episod që bëri bujë në Itali.

Gazetari Andrea Merku, i njohur edhe si imitator apo komedian në media, u hoq si Luçiano Moxhi, ish-drejtori i Partizanit, si dhe duke i imituar zërin e tij, telefonoi Tavekion që aspironte të zgjidhej në krye të federatës, në përpjekje për të vjedhur disa mendime apo opinione atij, për disa nga politikat e sportit italian.

Telefona, të cilës Tavekio iu përgjigj çiltër pa e vënë re ndryshimin e zërit nga komediani, gjeti një mbulim të madh në media, gjithsesi, disa ditë më pas ai u zgjodh sërish në krye të Federatës. Ndërkohë, ka ardhur edhe vendimi i gjykatës për këtë çështje.

Ishte Tavekio që e çoi para drejtësisë gazetarin-komedian, dhe gjykata e Milanos, dha dënimin për 15 ditë burg për Andrea Merkun, por që do konvertohet në gjobë monetare. Merku detyrohet të paguajë 3.000 euro për dëmin e shkaktuar, si dhe 2.800 të tjera për shpenzimet ligjore.