IMT Durrës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë shembur këtë të shtunë shkollën e mesme në njësinë administrative Manzë.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiakja Emiriana Sako njofton se në të njëjtin vend do të ndërtohet një shkollë e re me ksuhte moderne e standarte të larta sigurie.
“Në vazhdën e operacionit të rindërtimit, IMT e Bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake shembën shkollën e mesme në njësinë administrative të Manzës. Në të njëjtin vend do të ndërtohet shkolla e re me kushte bashkëkohore e standarte të larta sigurie që do ti shërbejë 250 nxënësve të kësaj njësie.”, shkruan ajo krahas fotove të aksionit, ku vihet re se shembja e objektit është kryer me mjete të tonazhit të rëndë.