Shembet godina e Njësisë Administrative Katund i Ri, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Mjetet e rënda të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor kanë realizuar ditën e sotme shembjen e ndërtesës, për të cilën Instituti i Ndërtimit, përmes akt ekspertizës së thelluar, kishte urdhëruar demolimin e saj për shkak të dëmeve të pariparueshme.

Patrullat e Policisë Bashkiake morën të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e proçesit duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Shembja e godinës i hap rrugë rindërtimit të saj.