Gazment Bardhi foli ditën e sotme për miratimin e ndryshimeve ligjore të propozuara nga PS për Komisionet Hetimore, si dhe për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për media, Bardhi u shpreh në emër të grupit parlamentar të PD, se ndjen keqardhje për standardin e dyfishtë që ndiqet nga mazhoranca.

Ai theksoi se për deputetët e Partisë Socialiste respektohet Kushtetuta, ndërsa për të opozitën vendos vullneti politik i Ramës.

“Asgjësimi i Opozitës përmes disa veprimeve të koordinuara në disa plan e ka bërë që ne të vijojmë aksionin tonë.

Në emër të grupit dua të shpreh keqardhje për standardet që ndjek mazhoranca. Kur bëhet fjalë për opozitën nuk ka rëndësi çfarë shkruhet në Kushtetutë, por vullnetit politik i Ramës. Dua të përsëris qëndrimin e datës 23 tetor s enë gjykimin tonë, bazuar dhe në portikun që ndalimi i daljes jashtë shtetit si masa shtrënguese do duhet patjetër të autorizohet nga Kuvendi.

Për herë të parë mazhoranca mori vendimin ku detyroi të sillte prokurorinë të hartonte një relacion. Për ne është e papranueshme që në rastin e Ahmet prokuroria të paraqitej e përgatitur me një dosje prej 1400 faqesh, ndërkohë për Berishën ka pasur një relacion me 5 faqe dhe asnjë provë shoqëruese”, u shpreh Bardhi.