4 dhjetor 2015 – Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe po mbahet nën vëmendjen e mjekëve të repartit të neurokirurgjisë.

News24 citon burime të mjekëve që thonë se Imzot Mirdita është në gjendje konstante, por të rëndë. 76-vjecari i lindur në Kleznë të Malit të Zi e drejton Kishën Katolike në Shqipëri që nga 25 prilli i vitit 1993.

/portali DurresLajm/