Në 17 nëntorin e largët të vitit 1966, gjatë përpjekjeve për të shpëtuar prej dallgëve të stuhisë bigën lundruese “GANZ”, me kapacitet 100 tonë, humbi jetën, në moshën 39-vjeçare, punonjësi i Flotës Detare dhe vinçieri i bigës lundruese të Portit të Durrësit, Adem Reka.
Punonjësit portualë dhe qytetarët e Durrësit përkujtojnë sot me nderim aktin e tij heroik.
E bija Shpresa Tivari me bashkëshortin dhe familjarët e përkujtuan sot me homazhe pranë bustit të vendosur në lulishten pranë Drejtorisë Ekzekutive të APD-së.
Edhe pse ishte ditë pushimi, ai do shkonte në punë, që njëheresh do të shënonte ditën e fundit të punës dhe të jetës për të, pasi një prej kabllove metalike që mbante të lidhur bigën do të këputej duke i marrë jetën.
Në nder të kontributit të tij, biga lundruese në Portin e Durrësit, një rrugë e qytetit mban sot emrin e tij./APD/