Nga Bujar Qosja

E enjtja e 22 gushtit 2024, erdhi me një lajm të dhimbshëm. Pas një sëmundje të pashërueshme, mbylli sytë në moshën 86 vjeçare, emri i njohur në Durrës dhe jo vetëm Ejup Maliqati.

Prehu në paqe Ejup Maliqati, kuadri, intelektuali, drejtuesi, qytetari, bashkshorti, babai, gjyshi, shoku dhe miku ynë i çmuar.

Gjithnjë do të kujtohesh, për atë çka ishe dhe për atë çka dhe. Ejup Maliqati në kujtesën, tonë do të mbetet figura e babaxhanit, burrit të mënçur, masovikut, që gëzoi një popullaritet të madh në qytetarinë durrsake.

Ai ishte bashkshorti i gruas fisnike, kryezonjës së nderuar të arsimit durrsak Shyhrete Maliqatit, e cila i qendroi pranë Ejupit, deri në çastet e fundit të jetës.

Ndonëse i ndodhur në Voskopojën e largët, shpreh keqardhjen për këtë humbje të madhe familjare dhe shoqërore.

Varrimi bëhet ditën e nesërme, e premte ora 12:00, tek varrezat e reja.

Ngushëllimet më të sinqerta të afërmëve të Ejup Maliqatit!

Bujar Qesja
Voskopojë: 22 gusht 2024